Tre ushtarë të NATO-së vriten në Afganistan

Prishtinë | 05 Gus 2018 | 12:43 | Nga

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë tre ushtarë të NATO-së të cilët po patrullonin në lindje të Afganistanit.

Këtë e ka konfirmuar misioni i NATO-së në këtë shtet, shkruan AFP.

“Tre anëtarë të Shërbimit për Mbështetje të Përhershme janë vrarë nga një sulmues vetëvrasës gjatë patrullimit të kombinuar me forcat afgane, thuhet në njoftim.

Poashtu një ushtar amerikan dhe dy afganë kanë pësuar lëndime, bëhet me dije, por pa u përmendur kombësia e ushtarëve të vrarë.

Për sulmin që u krye në Charikar – një krahinë rreth 60 kilometra larg Kabulit, përgjegjësinë e kanë marrë Talibanët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme