Nga viti 2013 deri me tani afërisht 13 milionë euro janë akumuluar në fondin për veriun i cili funksionin në mënyrë të pavarur jashtë buxhetit të Kosovës.
Në këtë fond të hyrat janë mbledhur nga bizneset e regjistruara në Mitrovicë të Veriut, përkatësisht pikat Jarinjë dhe Bernjak, shkruan Indeksonline.
Zyra e BE-së në Kosovë, në një përgjigje për Indeksonline kanë thënë se ky fond ekskluzivisht është i dedikuar për zhvillimin e kësaj pjesë.
“Sipas Marrëveshjes së Brukselit, të hyrat e mbledhura në vendkalimet Jarinjë dhe Bernjak nga mallrat e importuara nga bizneset e regjistruara në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç, janë të dedikuara për Fondin për Zhvillim. Të hyrat e mbledhura për fondin nga viti 2013 deri më tani janë afërsisht 13 milionë euro” thuhet në përgjigjen e BE-së. Me tutje në përgjigjen e tyre thuhet se deri më tash nga ky fond janë në realizuar 21 projekte në shumë prej 7.5 milionë euro.
Sipas zyrës së BE-së në Kosovë, ky fond u sjell përfitime komunave veriore në përputhje me ligjin e Kosovës
. “Deri më tash, Bordi Menaxhues ka aprovuar 21 projekte të ndryshme që afërsisht kapin vlerën 7.5 milionë euro. Fondi për Zhvillim ka dëshmuar dhe vazhdon të dëshmojë dobinë në sjelljen e përfitimeve për komunat veriore në përputhje me Ligjin e Kosovës” thuhet ndër të tjerash në përgjigjen e tyre.