Tregtari harron pikturën 1.5 milion euro në një taksi

Prishtinë | 02 Maj 2017 | 19:36 | Nga

Një agjent francez i shitjes së pikturave ka raportuar se ka harruar një pikturë e cila ka vlerë 1.5 milion euro, në një taksie.

Tregtari që merret me shitjen e pikturave nuk është identifikuar nga ana e policisë por ka treguar se gjatë kohës kur ishte ulur në taksi ishte hutuar, dhe kur doli e kishte harruar, shkruan BBC.

Ai gjatë asaj kohe ishte duke shkuar në një galeri të artit modern në Paris, ndërkaq policia është duke hetuar për ta gjetur pikturën e tij me atë vlerë të madhe.

Piktura që ka humbur është punuar nga piktori Lucio Fontana i cili vdiq në vitin 1968.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme