Këngëtari i njohur shqiptar, Gena, është mjaft i dashur dhe i kërkuar nga publiku i gjerë.
Me një interpretim të veçantë të muzikës dhe përmes mbrëmjeve muzikore, ai ka arritur të rrëmbejë zemrat e mijëra fansave.
Kështu, gjatë kohëve të fundit ai ka mbajtur të azhurnuar ndjekësit, përmes projekteve muzikore e poashtu edhe postimeve ditore.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, këngëtari ka bërë të ditur se ka të gatshme këngën e re.
“Trendafili im” titullohet projekti muzikor, për të cilën nuk ka dhënë datë të caktuar të publikimit.
Theksojmë se “Bella Seniorita” titullohet kënga e tij e fundit, e cila erdhi në bashkëpunim me Olsi Bylyku.