Treni i shpejtë shndërrohet në spital, francezët transportojnë të prekurit nga Coronavirusi edhe me helikopterë

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Në Francë disa ditë më parë ka filluar evakuimi i organizuar i pacientëve të prekur nga coronavirusi – duke u transportuar me trenin e shpejtë TGV që është i pajisur me të gjitha pajiset medicinale dhe po dërgohen nga lindja e vendit që është goditur më së shumti në drejtim të pjesës perëndimore.

Ministri francez i Shëndetësisë, Olivie Veran, ka deklaruar se treni-spital TGV është i llojit të parë në Evropë që po kryen këto transportime.

Pacientët e parë janë futur në tren në orët e para të mëngjesit, ku me autoambulanca janë sjellë në stacionin e trenit në Salzburg në rajonin Alzas, që po konsiderohet si rajoni që është goditur më së shumti nga epidemia.

Njëzet pacientë që janë në gjendje të rëndë shëndetësore duhet të dërgohen nga Salzburgu për në spitalet e pjesës perëndimore – më saktësisht nëpër spitalet e qyteteve Anze, Le Man, Nant dhe disa tjera.

Ata janë sistemuar në pesë vagonë që janë shndërruar në repart të kujdesit intensiv, kurse në çdo vagon gjendet ekipi mjekësorë – anestesteziologu, internisti dhe tre mjekë tjerë. Afro 50 anëtarë të personelit logjistik dhe medicional po marrin pjesë në këtë aksion.

Operacione tjera të evakuimit po kryhen me aeroplan të Airbus ku forcat ajrore po i dërgojnë nëpër spitale edhe me helikopter. E shumë spitale ushtarake kanë hapur dyert për civilët që janë prekur ngas coronavirusi. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme