Treni indian mbyt 14 punëtorë të fjetur mbi hekurudhë

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një tren indian i ka mbytur 14 imigrantë të cilët kishin rënë në gjumë mbi hekurudhë gjatë rrugës për t’u kthyer në fshatin e tyre pasi që vendet e tyre të punës ishin mbyllur si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Shoferi i trenit është përpjekur që ta ndalojë trenin e mallrave kur ka parë punëtorët e shtrirë mbi shina në shtetin perëndimor Maharashtra, por nuk ia ka arritur, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Ministria përgjegjëse për hekurudhat ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet rreth kësaj tragjedie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme