Policia ka konfirmuar se dy njerëz kanë vdekur pasi një tren doli nga shinat në veri të Melburn.
Një zëdhënës i autoriteteve të transportit ka konfirmuar se treni kishte dalë nga shinat afër qytetit Wallan, 45 kilometra në veri të kryeqytetit Victorian, përcjell Telegrafi.
Treni ishte duke shkuar nga Sidneit në Melbourne me rreth 160 pasagjerë në bord.
Një zëdhënës i Autoritetit të Zjarrit të Vendit (CFA) tha se kishte dëme të konsiderueshme në shinat e trenit dhe se tre helikopterë mjekësorë ishin në vendngjarje.
Ndërsa një zëdhënës i Ambulance Victoria tha se mjekët po trajtonin një numër njerëzish pas incidentit dhe një person ishte duke u bartur me helikopter drejt Melburnit.