Në orët e para të mëngjesit të së martës treni i linjës Shkodër-Vlorë është përplasur me një furgon mallrash.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08.30 tek shinat e trenit në Pllanë të Lezhës.
“Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore, që kanë konstatuar se treni i linjes Shkodër – Vorë, është përplasur me një mjet tip kamion që tranporton mallra, me drejtues shtetasin A.P. 44 vjeç, banues në Spiten”, thuhet në njoftimin e policisë së Lezhës, raporton tch.
Në furgon kanë qenë përveç drejtuesit , edhe 2 persona të tjerë. Lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe njëri nga pasagjerët E.Gj. 38 vjeç, banues në Spiten, të cilët ndodhen në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë , po vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.