Rrahu gruan dhe e kërcënoi se do e vriste me thikë në sy të fëmijëve, arrestohet 48 vjeçari

Prishtinë | 03 Pri 2022 | 11:51 | Nga Ekonomia Online

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi ushtronte dhunë ndaj gruas dhe e kërcënoi se do e vriste me thikë në prezencë të fëmijëve të mitur.

Forcat blu bëjnë me dije se pas kallëzimit të marrë nga shtetasja L. M., se bashkëshorti i saj ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj saj, si dhe e kishte kanosur  me mjet prerës, kanë shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasin B. M, banues në fshatin Tresh, Lezhë.

Në cilësinë e proves materiale u sekuestrua mjeti prerës (thikë).

Gruas së 48 vjeçarit, L. M. iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e Urdhrit të Menjëhershëm të Mbrojtjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme