Trepça ’89 apo Dukagjini, të premten përcaktohet skuadra që luan në Superligë

| 24 Maj 2021 | 16:03 | Nga

Trepça ’89 dhe Dukagjini do ta zhvillojnë të premten ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.

Në fakt, këto dy skuadra do të përballen në mes vete në ndeshjen e barazhit, e cila e siguron pjesëmarrjen në Superligë sezonin e ardhshëm.

Kjo ndeshje do të luhet më 28 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 16:00.

89-shi e mbylli sezonin në ligën elitare në pozitën e tetë, e cila e çoi këtë skuadër në barazh.

Nga ana tjetër, Dukagjini e mbylli edicionin në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë.

Më pas, ekipi nga Klina e fitoi ndeshjen e barazhit të kësaj lige ndaj Flamurtarit, me ç’rast e fitoi të drejtën që rikthimin në elitë ta kërkojë nëpërmjet ndeshjes së barazhit ndaj “Xehetarëve”.

Pra, të premten na pret një ndeshje “e zjarrtë” në kryeqytet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme