Trepça ka mposhtur të enjten në Gjakovë Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovësn ë basketboll, me rezultat 83:82.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 18-të.
Për Trepçën, kjo është fitorja e tretë në katër ndeshjet e fundit derisa Vëllaznimi prej xhiros së 11-të nuk di për fitore.
Me këtë fitore, Trepça është ngritur në pozitën e parafundit në tabelë me 23 pikë, një më shumë se Vëllaznimi që ka rënë në vendin e fundit.
Drilon Hajrizi me “double-double” prej 34 pikëve e 13 kërcimeve ishte më i dalluari te Trepça. Lojë të mirë te ekipi mysafir tregoi edhe Ivan Koljeviq që ndeshjen e mbylli me 16 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime.
Te skuadra e Vëllaznimit, Cendrik Council e Robert Shestani realizuan nga 18 pikë derisa pikë dyshifrore regjistruan edhe Deandre Ray (15) e Emmanuel Emogbo(14).