Trepça fiton Kupën e Kosovës në basketboll

Prishtinë | 19 Shk 2023 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Trepça është fituese e Kupës së Kosovës, duke mbrojtur trofeun e fituar vitin e kaluar. Mitrovicasit në finale mundën Sigal Prishtinën me rezultat 74:66 (17:20, 24:20, 17:18, 16:8).

Medaljet i kanë ndarë kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Valton Bilalli, anëtar i Bordit të FBK-së.

Më të dalluarit në fitoren e Trepçës ishte Drilon Hajrizi me 16 pikë, tetë kërcime dhe tri asistime dhe Mikale Tmusic, me 13 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.

MVP i Final 8 është shpallur Drilon Hajrizi, çmim të cilin ia kanë ndarë Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, ndërsa trofeun Valdrin Haxhiut ia dorëzoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Të ngjashme