Forma e dobët e klubit të basketbollit Trepça këtë edicion në Superligën e Kosovës, ka bërë që drejtuesit e saj të reagojnë edhe me një përforcim.
Trepça të martën ka njoftuar se ekipit gjatë këtyre ditëve do t’i bashkohet krah-qendra James Jackson, i cili do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Ponte Prizrenit, që luhet të dielën (17:00) në Mitrovicë.
Në radhët e Trepçës, aktualisht janë dy amerikanë: Mark Dorris e Dwayne Miner.
Trepça është ekipi i vetëm elitar që ende nuk ka regjistruar fitore në pesë xhirot e para të këtij edicioni.
Zë vendin e fundit në tabelë me vetëm pesë pikë të tubuara.