Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka lejuar që Trepça të marrë deri në 20 milionë euro hua nga Ministria e Financave.
Për marrjen e këtij borxhi i gjithë kabineti qeveritar votoi pro.
Kryeministri Albin Kurti tha se zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik.
“Zhvillimi i ndërmarrjeve publike është qenësor për zhvillimin ekonomik në vend dhe për këtë investimi në ndërmarrje publike është i nevojshme. Prandaj kërkohet huamarrje deri në 20 milionë nga Trepça me qëllim të investimit kapital në miniera dhe flotacione” tha Kurti.
Ndërsa ministri i Financave, Hekuran Murati, tregoi se si do të shpenzohen këto 20 milionë euro.
“Kjo huamarrje është në kuadër të veprimeve që kemi bërë si qeveri për kthyer gjendjen e mirë në ndërmarrjet publike probabilitetit dhe mirë menaxhimit. Pritet për tu investuar në maqina për miniera dhe floatcione që do të mundësonte rritjen e prodhimit” tha Murati.