Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A. ka marrë sot vendime disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të Njësisë Biznesore “Miniera me Flotacion” në Kishnicë dhe Artanë.
Sipas njoftimit të Trepçës, pas shqyrtimit të rasteve dhe dokumentacionit përkatës, Komisioni ka vendosur që për dy punonjës, të identifikuar me inicialet A.G. dhe K.A., të ndërpritet marrëdhënia e punës.
Ndërkaq, ndaj katër punonjësve të tjerë, F.Z., Z.A., A.M. dhe M.Z., janë shqiptuar masa disiplinore, përfshirë gjobë në pagë dhe ulje në pozitë.