Trepça shënon fitore bindëse ndaj Pejës

Prishtinë | 15 Jan 2026 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Trepça shënoi fitore bindëse në derbin e javës së 15-të të ProCredit Superligës ndaj GO+ Peja me rezultat 98:61 (17:18, 34:17, 25:11, 22:15).

Në fillimin e ndeshjes mysafirët për një nuancë ishin më të mirë 5:12, por më pas u rikthyen vendasit duke ngushtuar shifrat maksimalisht 17:18, sa përfundoi çereku i parë, derisa ishin dominues në periudhën e dytë, 34:17, për të shkuar në pushim me shifrat 51:35. Në periodën e tretë, ‘Xehetarët’ dy herë kishin deri në 30 pikë epërsi për të dëshmuar dominimin, derisa në fund ngritën edhe më shumë epërsinë për të triumfuar 98:61.

Te vendasit më të mirët ishin Batin Tuna me 21 pikë e gjashtë kërcime, Mustapha Amzil me 20 pikë e dhjetë kërcime dhe Kenneth Hasbrouck me 17 pikë e shtatë asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Alan Herndon me 11 pikë e 12 kërcime.

Trepça mbetet në vendin e parë me 12 fitore e tri humbje, derisa GO+ Peja ka tetë fitore e shtatë humbje.

Të ngjashme