Trevjeçarja vdes në QKUK pas operimit – nisin hetimet

Prishtinë | 14 Shk 2026 | 22:48 | Nga Ekonomia Online

Një tre-vjeçare ka ndërruar jetë pas nënshtrimit të një operimi në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, javën e kaluar. Prindërit e së ndjerës kanë ngritur dyshime për neglizhencë gjatë operimit dhe rastin e kanë raportuar të organet e drejtësisë.

Prokuroria Themelore e ka konfirmuar fillimin e hetimeve duke e cilësuar rastin si “trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor”

Ditët për kryeshnosh kanë përfunduar e familja Shala nga Poneshi i Gjilanit, tani po pret një ngushëllim nga organet e rendit.

Fidon e Albina Shala humbën vajzën e tyre, Fidoenën 3-vjeçare pas një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, më 6 shkurt të këtij viti.

Vajza ishte diagnostifikuar nga lindja me një anomali të këmbës, të kthyer nga brenda ose e përkulur nga poshtë.

E më 4 shkurt e hospitalizuan, për ta operuar të nesërmen.

”Na dha informacionin se operacioni ka shku mirë, me sukses dhe presim të çohet vajza nga gjumi. Jam end korridoreve, kam prit, kam dhezë ndonjë cigare, u bë ora 12, s’kish informacione. U bë 14, s’ka informacione, u afrova te dera, s’me lejke sigurimi. Në 14:30 ka dalë anesteziologu dhe Dafina Bytyqi Shabani tha vajzës iu përkeqësua gjendja, ka problem me frymëmarrje, a ka pas problem? Jo s’ka pas kurrë. Vajzën e morën tu kesh, tu lu e mu kthye në kufomë”, ka thënë Fidon Shala – Babai i tre-vjeçares.

Të dy besojnë se stafi mjekësor u tregua neglizhent në operim.

Të ngjashme