Qeveria austriake ka dekretuar tri ditë zi kombëtare, pas sulmit të djeshëm në Vjenë.
”Katër persona humbën jetën pas sulmit terrorist në Vjenë”, deklaroi ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer për agjencinë austriake të lajmeve APA.
Viktima e katërt ishte një grua e moshës midis 40 dhe 50 vjeç, e cila vdiq në një spital të Vjenës.
Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia të hënën në mbrëmje.
”Ai ishte simpatizant i grupit të milicisë ekstremiste ‘Shteti Islamik”, sipas Nehammer.