Portugalia dekretoi tri ditë zie kombëtare duke nisur nga sot, pas zjarreve që përfshinë pjesën qendrore të Portugalisë, njoftoi qeveria.
Zjarret, që u njoftuan dje pak para orës lokale 14:00 GMT në komunën e Pedrogao Grande në pjesën qendrore të Portugalisë kanë shkaktuar të paktën 62 të vdekur dhe 100 të plagosur.
“Zjarre të fuqishme që shpërthyen dje në mbrëmje në rajonin Leiria, në qendër të Portugalisë, kanë shkaktuar deri tani 62 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur”, sipas një bilanci të sekretarit të Shtetit për Punët e Brendshme, Jorge Gomes, përcjell Atsh.
Numri i lartë i viktimave erdhi pasi flakët përfshinë shumë makina që udhëtonin pranë një rruge, që gjendej shumë afër pyllit, thanë dëshmitarë të ndryshëm.