Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot edhe me tri ndeshjet e tjera në kuadër të javës së pestë në sezonin e ri.
Dukagjini – Prishtina do të përballen mes vete. Të dy këto ekipe do të synojnë fitoren e parë këtë edicion, pasi kanë grumbulluar nga dy pikë në katër ndeshjet e para dhe gjenden poshtë në tabelë
Derbi i kësaj dite do të zhvillohet në Skënderaj. Drenica do të jetë nikoqir i Dritës. Momentalisht, Drenica gjendet e treta me 10 pikë dhe me fitore do ta rrëmbente vendin e parë. Në anën tjetër, Drita me fitore do të barazohej me pikë me Ballkanin që prin aktualisht.
Ndeshja e tretë e kësaj dite do të zhvillohet në Gjilan, aty ku Gjilani do ta presë ekipin e fundit në tabelë, Ulpianën. Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi momentalisht ka gjashtë pikë dhe renditet i pesti, ndërkohë ekipi lipjanas ka vetëm një pikë pas katër ndeshjeve të luajtura. /Gazeta Express