Komuna e Obiliqit, edhe ditën e shtunë, ka në terren tri ekipe për pastrimin nga bora dhe mirëmbajtën e rrugëve komunale në territorin e komunës.
Nëpërmes një njoftimi për shtyp, Komuna e Obiliqit bën të ditur se aktualisht të gjitha rrugët në qytet dhe ato nëpër fshatra janë të kalueshme .
“Të gjitha rrugët e qytetit të Obiliqit primare dhe sekondare, fshatrat Mazgit, Milloshevë, Bakshi, Raskovë, Babimoc, Llazarevë, Hade e Re, Dardhishtë, Lajthishtë , Siboc, Shipitullë, Graboc, Kozaricë, Breznicë, Hade dhe Palaj, janë të hapura”, kanë bërë të ditur zyrtarët komunalë.
Kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, ka vizituar gjatë ditës ekipet që po punojnë në terren.
Komuna bën të ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kompania e kontraktuar janë në shërbim 24-orësh për qytetarët. Nëse kanë probleme, qytetarët mund të kontaktojnë në këta numra telefoni.
Ekipi 1: Drejtori i DShPE-së, Burim Gërguri: 049 831 150
Shef i DBZhR-së, Bejtullah Mjekiqi: 049 831 026
Ekipi 2 – Drejtori i DIL, Enver Grajqevci: 049 447 421
Drejtori i DA, Naim Miftari: 049 44 76 00
Ekipi 3 – Arben Dedinca: 049 831 268
Xhema Shalaku, operatori ekonomik “Kanalprofis”
Por, zyrtarët e Komunës kërkojnë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin në rrugë pa goma të dimrit dhe pajisje të tjera dimërore.
“Temperaturat e ulëta po i bëjnë rrugët të rrëshqitshme, me ç’rast as kripa e rëra nuk kanë efekt”, theksohet në njoftimin e Komunës, dërguar Ekonomia Online.