Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE), në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për gjuhët (ZKGJ) organizoi ngjarjen e ndarjes së çmimit “Praktika më e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”, raporton EkonomiaOnline.
Ndarja e çmimit u bë në bazë të monitorimit të përdorimit të gjuhëve zyrtare në ueb faqet zyrtare duke përfshirë edhe rrjetet sociale të Institucioneve përkatëse.
Komisioneri për gjuhë, Slavisa Mladenovic, tha se ndër vite është vërejtur një përmirësim i ministrive sa i përket përdorimit të gjuhëve zyrtare në portale.
“Situata cilën kemi pa në momentin e parë s’ka qenë i kënaqshëm në shumë raste kanë munguar info në gjuhë zyrtare, lajmet dokumentet dhe disa raste s’ka pas fare përkthim në gjuhet zyrtare si atë serbe . Kemi punuar me ministri dhe shumicën e rasteve situata është përmirësuar gradualisht. Ekziston ministri qe janë detyruar sipas ligjit të përcjellin impemtmentin e gjuhëve zyrtare dhe duhet të ndalen njoftimet në gjuhën zyrtare kështu ju ofrohen shërbime për qytetarët. Kjo paraqet një imazh të keq për institucione qe nuk implementojnë ligjin”, tha ai.
Ambasadori i OSBE-së, Jan Brathu, tha se me këto shpërblilme synojnë të inkurajojnë të gjitha institucionet për zbatimin e ligjit për dy gjuhësinë.
Ai tha se Kosova e ka obligim të zbatojë kornizën ligjore sa i përket përdorimit të gjuhëve zyrtare.
“E bëjmë këtë se ekzistojnë obligime të shumta që duhet të plotësohen për të inkurajuar se sa të drejtojmë gishtin njëri-tjetrit. Ka shumë njerëz qe bëjnë punë të madhe në institucionet e Kosovës. Nuk mund t’i japim shpërblime të gjithëve. Duam t’i inkurajojmë të punojnë. Këto janë obligime që konfirmojnë që përshtaten edhe konventave ndërkombëtare dhe Kosova i bindet këtyre obligimeve. Korniza legjislative në Kosovë ofron një status të drejtë në njohjen e gjuhëve zyrtare dhe ato në nivelin lokal. Janë obligime ndërkombëtare por edhe në Kosovë. ”, tha ai.
“Brenda ministrive kur punëmarrësit pranohen në mënyrë të barabartë pa marr parasysh çfarë gjuhe flasin kjo është me rendësi“, theksoi ai duke shtuar se do vazhdojnë të punojnë për të përmirësuar pajtueshmërinë gjuhësore në Kosovë.
Shqipe Hajredini nga OSBE-ja, shpjegoi rreth kritereve të përzgjedhjes së institucioneve.
“Kriteret, institucionet te cilat kanë qenë pjesë e monitorimit ato të nivelit qendror ministritë, organet ekzekutive dhe agjencitë. Përbërja e jurisë dy institucione OSBE dhe stafi ZKGj-së”, tha ajo.
Fituesit e shpërblimeve për këtë vit janë Ministria e Administrimit Pushtetit lokal (MAPL), Këshilli Gjyqësor i Kosovës, dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.