Tri komuna dështojnë t’i përmbushin zotimet për mjedis

Prishtinë | 27 Qer 2019 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Tre kryetarë komunash nuk kanë arritur t’i përmbushin zotimet që i kanë bërë për mbrojtjen e mjedisit në bazë të memorandumeve që i kanë nënshkruar me OJQ “Ekovizioni” në vitin 2017.

Monitorimi i memorandumeve mjedisore në komunat Fushë-Kosovë, Podujevë dhe Vushtrri, tregon se gjatë vitit 2018 asnjëra nga këto komuna nuk i ka realizuar të gjitha projektet që dalin nga këto memorandume. Më së keqi ka dalë Komuna e Podujevës, e cila nga tetë projektet e parapara asnjë nuk ka arritur ta realizojë plotësisht, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa, dy komunat e tjera kanë arritur ta realizojnë nga një projekt. Në raportin e monitorimit të kësaj organizate shihet se kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ishte pajtuar që gjatë këtij mandati të realizojë tetë projekte që lidhen me mjedisin. Por gjatë vitit 2018 ai nuk ka arritur të realizojë fare Hartimin e Planit Lokal për Veprim në Mjedis (2018-2022), pastaj funksionalizimin e sektorit të mjedisit brenda Komunës, të bëjë ndarjen e mbeturinave (letër, alumin dhe plastikë) në kontejnerë të veçantë në të gjitha institucionet komunale (administratë, shkolla dhe objekte shëndetësore) dhe shënjimin e shtegut për biçikleta në rrugët e qytetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme