Tre raste të fotografimit të votës kanë ndodhur deri më tani në Prishtinë, Podujevë, dhe një në Drenas.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë.
“Deri tani në rajonin e Prishtinës kemi pranuar tri informata (Një në Podujevë, një në Drenas dhe një në Prishtinë), ku dyshohet se janë fotografuar fletëvotimet.
Informacionet po trajtohen në koordinim me prokurorinë”, deklaroi Ahmeti për Klankosova.tv.
Kallëzim për fotografim të votës, sot ka bërë edhe Partia Demokratike e Kosovës përmes sekretares Vlora Çitaku.