Tri raste të shkeljes së këmbësorëve

Prishtinë | 24 Qer 2017 | 17:15 | Nga

Një mashkull dhe dy femra janë goditur nga veturat në tri qytete të Kosovës. Dy nga viktimat të cilët kanë marrë lëndime trupore ishin këmbësorë, ndërsa një femër ishte me biçikletë.

Sipas Policisë, në Prizren një person përderisa ishte duke drejtuar veturën nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjta është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

Rasti tjetër ka ndodhur në Mitrovicë, ku një person përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Kurse në Vushtrri, një person përderisa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia ka goditur biçiklisten – një femër, e cila ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme