Çdo lojtarë e ëndërron ta fitoj së paku një herë Topin e Artë në karrierën e tij.
Sot, ‘France Football’ ka filluar t’i publikoj emrat e 30 futbollistëve që janë përzgjedhur për çmimin e madh.
Në këtë listë nuk ka shumë befasi, pasi janë marr parasysh lojtarët që kanë shkëlqyer me klubet e tyre dhe në kombëtare.
Shumë prej tifozëve të futbollit ende nuk e dinë se cilat janë kriteret për ta fituar një lojtar Topin e Artë.
Më poshtë janë kriteret që duhet t’i ketë një lojtar për ta fituar çmimin më të madh individual:
Një lojtar duhet të ketë suksese individuale dhe ekipore gjatë një sezoni,
Lojtari duhet të ketë klas (Të luaj sipas rregullave të futbollit dhe ta tregoj talentin e tij)
Karriera e lojtarit për gjatë sezonit (Forma e tij gjatë një sezonit të plotë)