Tri strategji për të menaxhuar kohën tuaj

Prishtinë | 03 Gus 2023 | 07:55 | Nga Ekonomia Online

Shpeshherë njerëzit që janë më të zënë në zyrë, janë ata që bëjnë më pak punë. Pse ndodh kjo? Ndoshta ata shpenzojnë më shumë kohë për të menaxhuar hutimet gjatë orarit të punës se sa kryerjen e detyrave. Të gjithë kanë të njëjtin orar në punë, por disa janë shumë efektivë. Këta individë nuk janë shumë të ndryshëm, por ata kanë një menaxhim më të mirë të kohës.

Nëse doni të menaxhoni më mirë kohën tuaj, ju duhet një strategji për të përmirësuar efektshmërinë tuaj në punë. Më poshtë mund të gjeni 3 mënyra që do ju ndihmojnë të lini pas keqmenaxhimin e kohës.

1. Identifikoni çfarë është më e rëndësishme

Shumë gjëra do t’jua tërheqin vëmendjen gjatë ditës, por e rëndësishme është të vlerësoni me kë prej tyre duhet të harxhoni kohë. Vlerësoni se çfarë është më me vlerë në jetën tuaj. A po i kushtoni kohën e duhur, gjërave që i konsideroni të rëndësishme?

Kur të keni vendosur përparësitë tuaja, aktivitetet e tjera që s’kanë rëndësi nuk do t’iu shqetësojnë më. Programi juaj ditor do të ndryshojë, por kjo në të mirën tuaj.

2. Vendosni qëllime të qarta

Është e lehtë që aktivitetet e ditës të përcaktojnë programin tuaj, por kjo nuk ju sjell efektshmëri. Njerëzit që menaxhojnë mirë kohën e tyre, vendosin synime të qarta dhe bëjnë gjithçka për t’i realizuar.

Njerëzit e suksesshëm nuk është e thënë që e kanë të programuar çdo minutë ditën e tyre, por kanë një plan të përgjithshëm në kokë. Ata lejojnë që ky plan të drejtojë ditën e tyre.

Kështu që bëni mirë, t’i shkruani qëllimet tuaja dhe t’i ndiqni ato gjatë ditës. Edhe pse jo të gjitha objektivat e ditës nuk realizohen, nuk është fundi i botës. Përpiquni të përqendroheni në programin e ditës tjetër.

3. Mos e humbni vëmendjen

Jo çdo gjë do të shkojë sipas planit, pasi do të ketë pengesa gjatë punës. Shpeshherë këto ndërprerje do të jenë çështje të parëndësishme, por disa kërkojnë me të vërtetë vëmendjen tuaj.

Njerëzit e veçantë kanë një zgjidhje të këtyre situatave. Ata i përgjigjen shpejt ndërprerjeve që mund të ndodhin gjatë punës, por i rikthehen menjëherë planit që kanë përgatitur për ditën. Të kuptosh se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë jo, është një ndër pikat kryesore që duhet të përsosni për të menaxhuar kohën tuaj siç duhet.

Kur keni një strategji për të menaxhuar kohën tuaj, do të kuptoni si do të ndjeheni në fund të ditës. Në vend që të ndjeni keqardhje dhe lodhje, ju do të jeni krenarë për çfarë keni arritur të bëni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme