Tri nxënëse të shkollës së mesme në Ferizaj kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencën e qytetit. Policia raporton se, sipas mjekut, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë ngrënë në lokalin e një të dyshuari.
Njësia policore, së bashku me inspektorin kanë mbyllur lokalin e të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.