Dyshohet për një peshkatar të mbytur në Pogradec

Prishtinë | 02 Jan 2019 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Një 57 vjeçar nga fshati Memelisht ka dalë për të peshkuar dhe ka humbur kontaktet me familjen.

Familjarët janë alarmuar pasi varka e tij është parë në liqen bosh, e kanë njoftuar policinë, pasi dyshohet se mund të jetë mbytur.

Pritet mbërritja e polumbarëve për të kërkuar për trupin e 57 vjeçarit, shkruan Top Channel.

Mësohet se personi i zhdukur është Gezim Seitllari, me të cilin familjarët e tij kanë humbur kontaktet që më 31 dhjetor, ora 05 e mëngjesit, kur 57 vjeçari kishte dalë për të peshkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme