Krim në Pogradec, djali ia pret kokën nënës

Prishtinë | 07 Gus 2020 | 11:10 | Nga Ekonomia Online

E ngjashme me një skenë të një filmi horror është ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pogradec, ku Olsi Çekiçi masakroi me thikë nënën e tij Firdes Çekiçi 70-vjeçe, duke ia hequr kokën.

Mediat shqiptare raportojnë se e gjithë ngjarja u pa dhe nga vajza 15-vjeçare e Çekiçit, e cila ka lajmëruar menjëherë policinë, duke qenë se babai i saj ishte duke vrarë dhe të vëllain e tij.

Ky i fundit mori plagë nga thika dhe u dërgua në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Olsi kishte qenë disa herë i shtruar në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ndërsa refuzonte të merrte mjekimin e rekomanduar nga mjekët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme