Në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë tre persona të gjinisë femërore kanë mbetur të lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se ngjarja saktësisht ka ndodhur në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës. Bëhet e ditur që përveç lëndimeve, […]
Tri vajza lëndohen në aksidentin afër Malishevës (Video)

Në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë tre persona të gjinisë femërore kanë mbetur të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, i cili tha se ngjarja saktësisht ka ndodhur në fshatin Mleqan të Komunës së Malishevës.
Bëhet e ditur që përveç lëndimeve, si pasojë e përplasjes së veturës me një kamion, janë shkaktuar dhe dëme të konsiderueshme materiale.
Raportohet se njësitet relevante policore kanë kryer procedurat e nevojshme ligjore.











