Tri vajza në Vushtrri gjejnë një kuletë me para dhe kartela bankare, e dorëzojnë në polici

Prishtinë | 19 Qer 2023 | 18:34 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e tri vajzave është dorëzuar një portofol të cilin e kishin gjetur në rrugë.

Sipas policisë, në portofol kishte dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë të parave.

Policia informoi se ka ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, duke çmuar këtë gjest human, falënderon tri vajzat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim të policisë.

Të ngjashme