Tri zyrtare nga Qendra për Punë Sociale në Mitrovicë i bashkohen VV-së

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 10:45 | Nga Ekonomia Online

Meral Mezini, Zylfije Mujko dhe Sadete Latifi, të tria zyrtare në Qendrën për Punë Sociale në Mitrovicë, janë bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo u bë e ditur në faqen zyrtare në Facebook të degës së kësaj partie në Mitrovicë.

“Me varfërinë, pabarazinë dhe gjendjen e rënduar ekonomike të qytetarëve përballen çdo ditë Merali, Zylfija dhe Sadeti”.

“Ato tashmë përtej përballjes, kanë vendosur të bëhen pjesë e Lëvizjes dhe të na bashkëngjiten në luftimin e pabarazisë dhe varfërisë. Mirë se na vini, shembulli i juaj është për tu ndjekur dhe kontributi juaj do jetë i nevojshëm”, shkruhet në postimin e VV-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme