Humori i Diego Costa e ka ndihmuar Kieran Trippierin që të adaptohet te Atletico Madridi, që kur arriti këtë verë.
Sulmuesi i njohur me këmbëngulje e thërret mbrojtësin ‘Rooney’, sikurse sulmuesi anglez Wayne Rooney.
“Ai më quan Rooney 10 herë në ditë”, ka thënë fillimisht Trippier për MARCA-n.
“Ai e bën atë gjatë gjithë kohës, vetëm për të qeshur. Por është Diego, nuk më bezdis. Të gjithë si shakaxhi dhe më pëlqen që gjithmonë bën shaka”.
“E njoha që nga liga Premier dhe ai është lojtari më i dashur që kam luajtur me të”.
“Këtu ka një atmosferë të shkëlqyeshme dhe të gjithë bëjnë shaka, por Costa është më shakaxhiu”, ka thënë Trippier.
Tutje anglezi shtoi se është përshtatur në mënyrën më të mirë te klubi i ri, duke thënë se moti dhe ushqimi janë të përsosura. /Telegrafi/