Mungon sërish Dybala, kthehen Costa dhe Barzagli

Prishtinë | 08 Shk 2018 | 20:00 | Nga

Dybala do të mungojë sërish për “Zonjën e Vjetër”, por janë rikuperuar Costa dhe Barzagli.

Douglas Costa është në skuadrën e Juventusit për ndeshjen me Fiorentinën të premten së bashku me Andrea Barzagli.

Costa mungoi në fitoren e thellë 7-0 kundër Sassuolos, ndërsa Barzagli ishte në formacion për këtë ndeshje, por u largua pas një shqetësimi të vogël në nxehje, Dytë janë gati për nesër.

Stefano Sturaro gjithashtu do të udhëtojë me skuadrën, ndërsa do të mungojnë Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Blaise Matuidi dhe Benedikt Hoëedes.

Skuadra e Juventusit për përballjen me Fiorentinan: Buffon, Pinsoglio, Szczesny; De Sciglio, Chiellini, Benatia, Alex Sandro, Barzagli, Rugani, Lichtsteiner; Pjanic, Khedira, Marchisio, Asamoah, Sturaro, Bentancur; Higuain, Douglas Costa, Mandzukic, Bernardeschi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme