Manchester Unitedi mbetet i etur për transferimin e mbrojtësit të Atletico Madridit, Kieran Trippier
Sipas mediumit Athletic, Unitedi është i prirur për nënshkrimin e një mbrojtësi të ri të djathtë për të shtuar konkurrencën për Aaron Wan-Bissaka.
Dhe Trippier i Atletico Madrid është në krye të listës së dëshirave të Unitedit, me menaxherin Ole Gunnar Solskjaer të etur për të nënshkruar me një mbrojtës të djathtë me përvojë.
Është pohuar gjithashtu se një numër klubesh janë të etur për të siguruar Brandon Williams në huazim, megjithëse e ardhmja e tij mbetet e paqartë.
Diogo Dalot, siç pretendohet, nuk ka gjasa të kthehet nga huazimi i tij në Milan. /Telegrafi