Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Tiranë në zonën e Ali Demit, ku banorët janë terrorizuar nga disa të shtëna me armë.
Qytetarët bëjnë me dije se një person i armatosur ka kërcënuar kalimtarët në zonën e Ali Demit.Deri tani nuk është raportuar asnjë person i lënduar, ndërkohë që personi në fjalë, në momentin që ka parë policinë ka hedhur armën në tokë dhe ka tentuar të largohet më vrap.
Ai është kapur gjatë ndjekjes nga ana e efektivëve të policisë, dhe arma që posedonte është sekuestruar.Njoftimi i plotë i policisë:
Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri me vete, por falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, Policia lokalizon dhe vë në pranga 30-vjeçarin.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.Si rezultat i rritjes së besimit të qytetarëve tek Policia, është marrë informacion se një i ri po qarkullonte me armë zjarri në zonën e Ali Demit.
Menjeherë u organizuan shërbimet e Policisë për lokalizimin dhe kapjen e personit.Si rezultat i reagimit të menjëhershëm , shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shigjetat”, bënë të mundur që në lagjen “Ali Demi” të lokalizonin personin e dyshuar, i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet me vrap, por gjatë ndjekjes është kapur dhe prangosur nga shërbimet e Policisë.Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R.L., 30 vjeç, dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.