Në qoftë se ende nuk e keni perfeksionuar artin e fotografisë, disa truqe të thjeshta mund t’ju ndihmojnë shumë.
Së fundmi fotografi i dasmave, Mathias Fast, ka ndarë me ndjekësit e tij një truk të thjeshtë dhe aspak të kushtueshëm që do t’i përmirësojë fotografitë tuaja duke ju ofruar një reflektim pak më ndryshe.
Sekreti është i thjeshtë. Krejt çka ju duhet është një ekran i telefonit, të cilin do ta vendosni poshtë aparatit fotografik.
Rezultatet janë fantastike!