Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron kanë thënë se mund të ketë një marrëveshje të re për programin bërthamor të Iranit.
Pas bisedimeve në SHBA, Trump i cili është skeptik për marrëevshjen që u arrit në vitin 2015 tha se do të realizohet një marrëveshje edhe më e madhe.
Irani paralajmëroi për “pasoja të rënda” nëse SHBA-të tërhiqen nga marrëveshja.
Macron kishte lobuar që Trump të vazhdonte me marrëveshjen, duke thënë se nuk kishte alternativë më të mirë.