Trump e bën një gjë çdo mëngjes… për vetëbesim

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 08:00 | Nga

Cila është gjëja e parë që e bëni kur zgjoheni? Kontrolloni mediat sociale, shikoni lajmet, ndoshta hyni në email?

Presidenti Donald Trump fillon ditën e tij duke shikuar disa lajme të mira dhe fotografi të tij. Çdo ditë stafi bashkon në një dosje lajme pozitive për presidentin që ai t’i shikojë në mëngjes. I etiketuar si ‘’dokumenti propagandë’’. Folderët janë të mbushur me lajme pozitive, postime admiruese, kopje të shkruara të intervistave, tregime të mbushura me lëvdata dhe nganjëherë vetëm fotografi të Trump në TV ku duket i fuqishëm’’, sipas Vice News.

Tani, ne nuk po ju sygjerojmë të kaloni mëngjesin tuaj duke shikuar fotografi tuajat. Por ne duam të ju tregojmë se ka disa studime të cilat tregojnë se si informacionet dhe imazhet ndaj të cilave ekspozoni veten mund të ndikojnë në mënyrën se si performoni. Nëse shikoni diçka pozitive në mëngjes mund të ketë ndikim pozitiv në mënyrën se si ndiheni dhe performoni në pjesën tjetër të ditës.

P.sh., një studim i vitit 2015 analizoi një grup njerëzish të cilët shikuan lajme negative para orës 10 në mëngjes dhe një tjetër grup të cilët shikuan lajme inspiruese dhe të fokusuara në zgjidhje. Studiuesit zbuluan se njerëzit të cilët shikuan lajme negative në mëngjes kishin 27 përqind më shumë gjasa të raportoheshin si të mërzitur më vonë atë ditë.

Duke u ekspozuar ndaj imazheve pozitive mund të ndikojë në nivelet e produktivitetit dhe në performancën tuaj gjithashtu. Profesorët në Universitetin Tufts bënë një studim duke treguar se si një fotografi e thjeshtë e një poçi elektrik mund të rrisë aftësitë e zgjidhjes së problemeve të një personi. Pjesëmarrësit në atë studim kishin aftësi të rritura kur ishte fjala tek zgjidhja e problemeve matematikore. Duke përdorur atë fotografi të poçit elektrik, studiuesit zbuluan se si ‘’një objekt kulturor’’ mund të përmirësojë aftësitë e një personi në tjera forma, në këtë rast zgjidhjen e problemeve.

Një rol këtu pjesërisht luan përgatitja, një formë e memories e cila merret me atë se si bashkëveprimi me dikë mund të ndikojë në sjelljet dhe veprimet më vonë. Çdo ditë, sjellja juaj ndikohet nga shumë pamje dhe mënyra për të cilat nuk jeni të vetëdijshëm.

Nëse dëshironi të shfrytëzoni përgatitjen, dini se disa fotografi mund të kenë ndikime të ndryshme varësisht nga situata. P.sh., një studim i njohur analizoi grupet e njerëzve të cilët punojnë në një qendër thirrjesh. Një grupi i treguan fotografi të njerëzve sikur ata, duke bërë thirrje. Një tjetër grupi i treguan një foto tradicionale ‘’të arritjes’’, një fotografi e një gruaje duke fituar një maratonë. Punonjësit të cilët kishin parë fotografinë me njerëzit në qendrën e thirrjes, fituan më shumë para se sa ata të cilët kishin parë fotografinë e garës.

Një tjetër studim zbuloi se femrat folëse kur shikonin fotografi të udhëheqësve të fuqishme femra si Angela Merkel dhe Hillary Clinton i ndihmonte ato folëse të kishin më shumë vetëbesim dhe të performonin më mirë. Veçanërisht gratë me fotografinë e Merkel ia dolën shumë mirë, dhe më mirë se kur u ekspozuan ndaj një fotografie të një mashkulli.

Siç mund t’a shihni, gjetja e diçkaje e cila rezonon mund të jetë esenciale. Mendojmë se as fotografia e Merkel as e Clinton nuk do të kishte ndikim të njëjtë tek Presidenti Trump, kështu që mbani në mend të gjeni fotografi të cilat funksionojnë për ju.

Të ngjashme