Trump e Kim Jong-un pritet të takohen shpejt

Prishtinë | 09 Mar 2018 | 09:27 | Nga

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të takohen personalisht në fillim të muajt maj, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Lajmet për takimin janë bërë të ditura nga zyrtarë të Koresë Jugore pas bisedimeve me vet Trump-in dhe Shtëpinë e Bardhë.

Ata gjithashtu ia kanë kaluar Trump-it një mesazh nga Kim Jong-un, i cili, sipas tyre, është i gatshëm dhe i përkushtuar për denuklearizim.

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in ka thënë se lajmi “erdhi si një mrekulli”.

“Nëse Trump dhe Kim takohet në një samit inter-korean, denuklearizimi i gadishullit korean do të vihet në rrugë të mirë”, ka thënë ai.

Në anën tjetër Trump ka thënë se këto zhvillime janë një progres i madh, porse sanksionet për Korenë Veriore do të vazhdojnë të qëndrojnë derisa të arrihet nënshkrimi i një marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme