Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar lideren e re të Venezuelës, Delcy Rodriguez, se “do të paguajë çmim të madh, mbase më të madh se Maduro” nëse “nuk bashkëpunon çfarë duhet të bëjë”, ka raportuar televizioni britanik BBC më 05.01.2026.
Në mbledhjen e kabinetit, Rodriguez, e cila pritet të betohet sot, më 05.01.2026, i ka bërë një apel direkt presidentit Trump: “Qytetarët tanë dhe rajoni ynë meriton paqe dhe dialog, jo luftë”.
Njëherësh, Nicolas Maduro, presidenti venezuelas që u kap më 02.01.2026 nga forcat speciale amerikane në kryeqytetin Karakas, do të dalë më 05.01.2025 para gjykatës njujorkeze. Ai është arretsuar bashkë me gruan e tij dhe është transferuar në fundjavë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të përballet me drejtësinë me akuzën për trafikim droge dhe armësh në territorin amerikan.
Maduro i ka hedhur poshtë akuzat.
Ndërkohë sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar në fundjavë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në luftë “kundër organizatave të trafikimit të drogës”, e jo me vetë Venezuelën.