Që kur Donald Trump shpalosi kandidaturën e vet për të qenë President i Shteteve të Bashkuara, mediat nisën të rrëmojnë në të shkuarën e tij, duke risjellë edhe njëherë tjetër në vëmendje ‘bëmat’ e miliarderit njujorkez.
E njëra prej tyre është zbuluar vetëm së fundmi. Bëhet fjalë për një deklaratë të thënë nga miliarderi në “The Wendy Williams Show” në vitin 2013, e cila jo se nuk bëri bujë në atë kohë, por e rikthyer në kulmin e fushatës presidenciale amerikane, po përhapet me shpejtësi.
Në këtë emision, Trump ishte i ftuar së bashku me vajzën e tij, Ivanka dhe që të dyve u drejtohet pyetja se ç’të përbashkëta ndajnë me njëri-tjetrin.
Ivanka u përgjigj duke thënë ndoshta biznesi në fushën e ndërtimit dhe golfi, ndërsa vetë Donald Trump u tregua vetvetja.
“E vetmja gjë e përbashkët që kemi, do të thoja seksi, por nuk mund ta them me siguri për të”, u përgjigj Trump, duke drejtuar gishtin nga vajza e tij e sikletosur, që sheh e habitur nga babai i saj.
Por kjo nuk është hera e parë që Trump vendos në siklet Ivankan. Në 2003, gjatë një emisioni radiofonik ai pyet moderatorin: “A e di se cila është krijesa më e bukur në botë? Unë kam dhënë kontributin tim në krijimin e kësaj krijese. Është vajza ime, Ivanka. Dhe këtë e thonë të gjithë. Ajo ka trupin më të bukur në botë”.
Megjithatë, për t’u rikthyer në deklaratat e 2013, kohë kur Trump kishte një tjetër mendim për Michelle Obaman. Ai e mbështeste atë si Zonjë e Parë. “Më pëlqen shumë si person dhe më pelqen akoma më shumë si Zonjë e Parë”, shprehej ai.