Presidenti i SHBA-së Donald Trump edhe zyrtarisht u emërua sot si kandidat republikan në zgjedhjet presidenciale të nëntorit në të cilat ai do të garojë kundër demokratit Joe Biden.
Trump mori shumicën e votave, siç pritej, në fillimin e një kongresi katërditor republikan në Charlotte, Karolina Veriore. Ai është planifikuar të mbajë një fjalim duke pranuar nominimin të enjten në Shtëpinë e Bardhë.
Konventa Kombëtare Republikane katër-ditore filloi të hënën, dhe Trump është planifikuar t’u drejtohet të pranishmëve. Në kongres do të marrin pjesë fëmijët e tij, udhëheqësit republikanë dhe disa amerikanë që janë bërë ikona konservatorë.
Sonte fjalimet do të mbahen edhe nga zëvendëspresidenti Mike Pence, si dhe ambasadorja e SHBA në OKB, Nikki Haley dhe një çift nga Misuri që “mirëpritën” protestuesit e mbledhur në lëvizjen “Lives Matter” me armë para shtëpisë së tyre