Trump flet për ish-sekretarin e Mbrojtjes

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 11:23 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i ShBA’ve, Donald Trump deklaroi gjatë së mërkurës se ishte vet ai që shkarkoi ish-shefin e Pentagonit, James Mattis, pavarësisht se ky i fundit shkroi letër dorëheqje, pasi që nuk kishe të njëjtin botëkuptim me Trump.

Trump ka thënë se i dëshiron ish-sekretarit të Mbrojtjes çdo të mirë, derisa vazhdoi se edhe Obama kishte bërë të njëjtën.

‘I dëshiroj çdo të mirë. Shpresoj që t’ia kalojë mirë. Por, siç e dini, edhe presidenti Obama e kishte shkarkuar dhe në thelb edhe unë bëra të njëjtën’, ka thënë Trump.

Tutje, presidenti vazhdoi duke thënë se ‘dëshiron rezultate’.

Ndryshe, gjatë mandatit të ish-presidentit Obama, Mattis kishte detyrën si kreu i Komandës Qëndrore, mirëpo pasi dyshja kishin mosmarrëveshje lidhur me Iranin, James u pushua nga puna.

E po të njëjtën e bëri ditë më parë edhe presidenti i tanishëm Trump.

Sidoqoftë, presidenti në vendin e Mattis ka emëruar shefin e ri të Pentagonit, zëvëndëssekretarin e Mbrojtjes, Patrick Shanahan.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme