Rihanna dhe Azealia Banks janë përfshirë në një sherr në rrjetet sociale për shkak të Donald Trump. Zënka mes tyre ka nisur për shkak të urdhrit të Trump, i cili ndalon qytetaret e vendeve myslimane të futen në Amerikë.
“E neveritshme. Ky lajm është shkatërrues. Amerika po shkatërrohet para syve tanë. Çfarë derri i pamoralshëm mund të jesh të të implementosh një urdhër të tillë”, ka shkruar ajo në Twitter.
Banks, e cila është një mbështetëse e Trump, ka reaguar menjëherë në një mënyrë agresive, duke shkruar “Jo. Ky është një budallallëk dhe i gabuar. A është ajo amerikane? A mund ajo të votojë?”.
RiRi i është kundërpërgjigjur menjëherë duke postuar një fotografi të sajën, ku shihet duke fryrë buzët dhe bashkangjitur shkruan: “Kjo është fytyra që bën kur je emigrant”.