Presidenti Donald Trump tha se Irani ka bërë një gabim shumë të madh pasi forcat iraniane ia rrëzuan ushtrisë amerikane një avion.
Washington tha të enjten se një njga avionët e tyre është rrëzuar në hapësirën ndërkombëtare mbi ngushticën e Hormuzit nga një raketë iraniane sipërfaqësore-ajrore, njofton Klan Kosova.
Por Teherani diskutoi se ku ndodhi incidenti, duke thënë se RQ-4 Global Haëk kishte shkelur hapësirën ajrore iraniane mbi krahinën jugore bregdetare të Hormozgan.
Më vonë të enjten, Trump shkroi në Twitter: “Irani bëri një gabim shumë të madh!”
Incidenti shënoi sulmin e parë të drejtpërdrejtë të Iranit mbi pasuritë e SHBA-së mes një krize në rritje midis dy vendeve. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane e quajti atë “sulm të paprovokuar”.
Sulmi i së enjtes ishte i fundit në një seri incidentesh që nga mesi i majit, duke përfshirë sulmet e dyshuara mbi gjashtë depozita të naftës, për të cilat SHBA-të fajësuan Iranit.
Teherani mohoi përfshirjen, por e gjithë kjo ka ngritur frikën se një keqpërdorim ose një rritje e mëtejshme e fërkimeve mund të shtyjë SHBA-në dhe Iranin në një konflikt të hapur.