Trump i jep fund programit të CIA-as për trajnimin e rebelëve sirianë

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 20:04 | Nga

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka vendosur t’i jap fund një programi të fshehtë të CIA-s, për të armatosur dhe trajnuar rebelët e moderuar sirianë, njoftoi sot Uashingtoni.

Programi i nisur nga ish-presidenti Barak Obama në vitin 2013, u projektua për të ushtruar presion ndaj regjimit sirian të Bashar al-Assad dhe është kritikuar nga Rusia, e cila mbështet regjimin.

“Vendimi i një muaji më parë, thuhet se pasqyronte një dëshirë të administratës së Trumpit për të punuar me Moskën në Siri”, njoftuan zyrtarët amerikanë të paidentifikuar, raporton DPA.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders tha se nuk ishte në gjendje të konfirmonte raportin dhe se nuk ishte në dijeni nëse Trump kishte diskutuar ndonjë plan me presidentin rus, Vladimir Putin gjatë takimit të tyre në samitin e G20-tës në Hamburg këtë muaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme