Trump: Joe Biden nuk përfitoi asgjë nga samiti

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Samiti mes dy liderëve botërorë presidentit amerikan Joe Biden dhe atij rus Vladimir Putin nuk ka kaluar pa u komentuar edhe nga ish-presidenti Donald Trump.

Në një intervistë për Fox News Trump e cilësoi samitin si një ditë të mirë për Rusinë kurse SHBA nuk mori asgjë.

Trump i tha gazetarit Sean Hannity se presidenti Biden ia la skenën Rusisë dhe nga ai samit nuk përfitojë asgjë. Ish-presidenti theksoi faktin që Biden i qëndroi vendimit të tij për të miratuar përfundimin e tubacionit Nord Stream II.

Gjatë bisedës ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se gjatë kohës që ai ishte në krye të SHBA-ve Putin e trajtoi administratën amerikane shumë mirë pavarësisht akuzave për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane dhe sulmeve kibernetike.

Ndërkohë që gjatë intervistës së tij nuk ka kursyer edhe kritikat dhe akuzat për bizneset e të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden dhe bizneset e tij në Ukrainë. Trump shtoi se Hunter Biden thuhet se ishte paguar 183,000 Dollarë në muaj për të qenë anëtar i bordit të një kompanie energjetike ukrainase duke e konsideruar këtë gjë si të tmerrshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme