Trump kërkon nga Irani lirimin e ish agjentit të FBI-së që mungon prej 12 vjetësh

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar nga Irani që ta lirojë ish agjentin e FBI, i cili ka thënë se është i kidnapuar.

Përmes Twitter , Trump ka thënë: Nëse Irani do të mundte ta kthente ish agjentin e kidnapuar të FBI-së, Robert A. Levinson i cili mungon prej 12 vjetësh, do të ishte një hap shumë pozitiv”.

Trump nuk e ka elaboruar këtë, por që duket se rastin e Levinson e ka lidhur me programin bërthamor të Iranit, transmeton Klan Kosova.

“Në të njëjtën kohë, rreth informacioneve dhe besimit, Irani është dhe ka qenë duke u pasuruar me uranium. Kjo do të ishte një hap shumë i gabuar”.

Të ngjashme